Kandidatja e PD-së për Vaun e Dejës në zgjedhjet e 14 majit është shprehur se kërcënimet dhe presionet nga përfaqësuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë nga më të ndryshmet për të gjithë kandidatët e PD-së që pranuan të garojnë në këto zgjedhje.
Klomentina Drini i është përgjigjur pyetjes së gazetares Elisa Gjerani nëse ajo vetë është përpallur me ndonjë kërcënim dhe ajo ka theksuar se personalisht jo, se të gjithë kundërshtarët e dinë që ajo nuk i ha presionet, por është elektorati që po përballet me një presion të tillë.
“Çdo gjë që kryetari i partisë thotë është e vërtetë, presione ndaj meje nuk ka sepse të dy kandidatët e dinë se unë nuk jam një person që ha presion, pavarësisht intrigave që bëjnë.
Por më shumë është presioni që ato i bëjnë elektoratit. Nëse ka një person që është i ndershëm në PD është Enkelejd Alibeaj. Do të doja shumë që njerëzit ta njihnin se ai kurrë nuk i ka shitur idealet e Partisë Demokratike”, ka thënë ajo.
Ndërkohë në lidhje me presionet që bëhen në këtë bashki përsa i përket garimit të saj, Drini ka theksuar se elektorati kërcënohet se do u nxihet jeta sapo ata, pra Berisha me njerëzit e tij, të vijnë në pushtet.
“Presioni është i formatit të tillë se nesër kur të vij unë në pushtet ju nuk do të shikoni më dritën e diellin, dhe nuk ndodh vetëm nga Sali Berisha, por edhe nga të tjerët.
Ndaj deklaratat e mia kanë marrë frymë pasi e dinë se unë nuk ha presion, sepse unë jam shkatërruar nga puna dhe më janë shkarkuar dhe punonjësit e mi dhe ne sërish nuk jemi trembur.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe me zotin Hila, ai e di se unë nuk e ha presionin. Mund të ndodhin gjëra të tjera më të rënda.
Atje është një zonë ku çdo ditë pritet që të ndodhë një gjë. Jemi në një zonë që luftojnë për një karrige siç mund të luftojnë për mbijetesë”, ka thënë ajo.
Burimi:abcnews.al