“Nuk dua ti hyj listës me radhë, por kam kampionin këtu

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rama flet para kryebashkiakëve për ndërmarrjet e ujësjellësit:

Përshëndetje të gjithëve, sot jemi tre palë, ne si përfaqësues të qeverisë, ju si përfaqësues të pushtetit vendor, dhe në rreshtin mes nesh janë ata që e kanë shoqëruar këtë proces investimesh në rolin e partnerëve të vendit tonë.

Këtu kam një tabelë për investimet e bëra nga qeveria shqiptare nga viti 2014, ku hyjnë fondet nga buxheti i shtetit dhe fondet nga partnerët, të cilat janë kredi që iu kujtoj se do të paguhen nga qeveria shqiptare. Janë mbi 1 miliardë euro, që të jemi të saktë fare është 1 miliardë e afro 200 milionë euro. Këtu kam tre pyetje për të gjithë ju si kryebashkiak:

A jeni ju në dijeni të përformancës së Ujësjellës Kanalizimeve në Bashkinë tuaj? Ju a i keni parë ndonjëherë vetë raportet, që më pas ia jepni qeverisë, numri i punonjësve në krahasim me standardet, e keni parë që ndonjëherë është jashtë logjike Sa fonde keni alokuar ju nga buxheti i bashkisë për furnizimin me ujë.

Këto janë pyetje retorike, fakti i fundit ishte pika që përmbushi këtë është që ne rrisim investimet dhe ju rrisni humbjet. Rritja e investimeve duhet të përkthehet në rritje të shërbimeve për qytetarët. Kam listën këtu dhe nuk dua që ti hyj me radhë, por kam kampionin këtu që është Bashkia e Vlorës, që është 78% humbje, është një kompani e falimentuar që vazhdon të marrë para nga shteti.

E si mund të vazhdojë kështu kjo histori, si mundet që këta drejtorë të jenë ende në punë, si ka mundësi që numri i të punësuarve të jetë sa një armatë.

Zjarr Tv Ad