“Nuk duhet të ishim në krizë”, Sazan Guri: Shqipëria ka naftë për 300 vjet!

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sazan Guri është shprehur se vendi ynë nuk duhet të jetë në krizë pasi ka mjaftueshëm naftë për 300 vjet.

Guri thotë se nëse përpunohet në Shqipëri do të kemi naftë dhe nënproduktet me një çmim të lirë dhe nuk do të kishim një krizë.  Sipas tij, kriza ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit.

“Kemi burime të mjaftueshme nafte për 300 vjet por nëse e përpunojmë në Shqipëri do të kemi naftë, benzinë dhe nënprodukte me çmim më të lirë.  Është një naftë e rëndë, është akoma më e mirë sesa ka më shumë nënprodukte. Dhe në bursë nafta bruto është më e shtrenjtë. Kjo naftë prodhon bitum, diesel, benzinë, benzol etj. Nafta jonë i bën të gjitha”, ka thënë ai për ABC.

Zjarr Tv Ad