“Nuk duhet të vendoset vaksina me detyrim”, mjeku Taulant Muka tregon si veprohet në Zvicër me studentët

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Muka i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për situatën epidemiologjike në Shqipëri dhe vendimin e Komitetit të Ekspertëve për vaksinim të detyruar për studentët që duan të ndjekin mësimin në auditor.

Gjatë një lidhje në “skype” nga Zvicra, mjeku epidemiolog theksoi se të rinjtë nuk duhet të vaksinohen me detyrim por të jetë një zgjedhje individuale.

Gjatë fjalës së tij, Muka tha se të vendosës kush vaksinën është anti-Kushtetuese pasi çdo person gëzon të drejtën për tu arsimuar.

“Vaksina është një shqetësim për të rinjtë shqiptarë të cilët nuk janë grupe të rrezikuar përveç atyre që kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Shumë të rinj mund ta kenë kaluar Covid-in të cilët gëzojnë imunitet natyral që mund të zgjasë për 10 ose 12 muaj por mbrojtja ndaj vdekshmërisë mund të zgjasë më shumë në kohë. Për mua të rinjtë nuk duhet të detyrohen të vaksinohen. Duhet të jetë një zgjedhje individuale që reflektohet në bazë të eksperiencës që kanë. Në rast se kanë kaluar imunitetin natyral nuk duhet të bëjnë vaksinë, vaksina është efektive për sa i përket vdekshmërisë. teorit konspirative për cip kalojnë përtej mendimit normal. Vaksina është një mjet i fuqishëm i shëndetit publik, kush dëshiron duhet të vaksinohet por kurrësesi me detyrim. Në Zvicër deri në fund të gushtit ka një popullatë për gati 2.6 milion banorë nën moshën 30 vjec dhe vetëm 6 persona kanë ndërruar jetë nga Covid në 1 vit e gjysmë. Në këtë kontekst nuk mund të vendoset me detyrim kjo vaksinë. Duhet të ketë fakte shkencore që njerëzit të bëjnë vaksinën. Por të vendosësh kusht vaksinën për akses në auditor është anti-Kushtetuese pasi është e drejtë e cdo të riu të ndjekë shkollën dhe të jetë në auditor.

Sipas Taulant Mukës shteti duhet të reagojë për të bërë studime në mënyrë që të ndërgjegjësojë popullatën për injektimin e vaksinës.

“Duhet kuptuar që studentët kanë shqetësime dhe dilema për vaksinën. Duhet të reagojë shteti që të bëjë komunikimin e nevojshëm shkencor që të jetë i mjaftueshëm që cdo të ri të marrë vendimin. Edhe këtu në Zvicër vaksina nuk është me detyrim, edhe për të rinjtë për të pasur akses në auditor nuk është me detyrim. Jepet si alternativë, testi i shpejtë është falas nga shteti.

Ka shumë dyshime për diskutime për vaksinën në lidhje me transmetueshmërinë, përsa i përket sëmunshmërisë dhe vdekshmërisë të mbrojnë mbi 80%. Ka studime që një i vaksinuar dhe një i pavakjsinuar mbajnë njësoj ngarkesën virale dhe mund ta transmetojnë lehtë. Të rinjtë në Shqipëri kanë kaluar covid dhe kanë një mbrojtje natyrale. Vaksina duhet të jetë një zgjedhje individuale dhe kurrë mos jetë me detyrim”, përfundoi Muka./FaxNews

Zjarr Tv Ad