“Nuk është cicmic, dikush në nivele të larta është shqetësuar”/ Erion Veliaj hedh një pistë për goditjen e “Top Channel”

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj akuzoi “nivelet e larta” për sulmin me armë ndaj godinës së televizionit “Top Channel”, ku mbeti viktimë 60-vjeçari Pal Kola.

Kreu i bashkisë së Tiranës tha se sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar Top Channel, nuk është një “cicmic”, por dikush në nivele të larta është shqetësuar, nisur dhe nga vlera e mjetit që u dogj pas ngjarjes, një Range Rover Sport i vjedhur në korrik 2020 në Shëngjin, që, sipas pronarit nga Prishtina kishte vlerën e 35000 eurove.

Në një intervistë për Top News, Veliaj u solidarizua me stafin e televizionit dhe tha se kjo goditje ndaj TCH, është një goditje ndaj çdo qytetari shqiptar.

“Top Channel është si një pjesëtar i familjes së çdo shqiptari. Është televizioni i parë i hapur që solli ato grimcat e para të perëndimit, dhe sot një nga projektet më avangarde të Shqipërisë. Ndaj një goditje ndaj Top Channel është një goditje ndaj çdo qytetari shqiptar. Por sidomos këtu në Tiranë, ku Topi ka selinë dhe punon çdo gazetar.

Ndaj ndihem vërtet i keqardhur, por dhe i motivuar për të kërkuar drejtësi dhe për të inkurajuar çdo prokuror që të merren me një çështje vërtet serioze që nuk është një shantazh apo bullizëm rutinë, jo se ato duhen lejuar por ku goditet një televizion kombëtar, natyrisht vëmendja duhet të jetë më e madhe.

Qartazi kjo nuk është një konflikt, apo cicmic, një incident i parëndësishëm. Kur dikush është i gatshëm të djegë një makinë që kushton më shumë se 6 shifra euro, domethënë që dikush në nivele të larta, nuk ka rëndësi në cilën fushë, është i shqetësuar”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj./TPZ.AL

Zjarr Tv Ad