Top Channel anulon spektaklin pas sulmit me armë, banorët e “Big Brother” do të vendosin sonte nëse do të qëndrojnë në shtëpi

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Top Channel ka vendosur këtë të martë të njoftojë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” për sulmin me armë që ndodhi ndaj godinës së këtij televizioni, në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, sonte nuk do të ketë spektakël, pasi trishtimi ka pllakosur në televizionin kombëtar.

Top Channel ndjeu detyrimin që këtë lajm ta ndajë me banorët, në mënyrë që edhe ata të vendosin, nëse duan ta vijojnë këtë rrugëtim, apo ta ndërpresin.

“Është detyra jonë të ndajmë me ta se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojmë prej tyre të reflektojmë e të marrin një vendim nëse do ta vazhdojnë apo jo këtë rrugëtim.

Nuk është e thjeshtë të ndash lajme të këqija por është një nga momentet më të vështira, ndjejmë se është e domosdoshme kështu ne sot jemi gati t’ja themi banorëve atë çfarë ka ndodhur…”, u shpreh Arbana.

Zjarr Tv Ad