“Nuk është filmi ‘Lulëkuqe mbi mure’, por..”- Tedi Blushi: Qeveria pasurohet dhe lumturohet mbi vuajtjet e jetimëve!

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me shkeljet gjetura nga KLSH në shtëpinë e fëmijëve në Tiranë. Ai shprehet se kjo është fytyra e vërtetë antisociale e babëzisë së qeverisë së Edi Ramës, “që pasurohet dhe lumturohet mbi vuajtjen e jetimëve!”.

“Jetimëve që u vjedhin “kafshatën”, po u mohojnë edhe ndihmat e qytetarëve!

Nuk është filmi “Lulekuqe mbi mure”. Është historia e trishtë e jetimëve në qendrën sociale “Zyber Hallulli” në zemër të Tiranës, në vitin 2022.

Kjo është fytyra e vërtetë antisociale, e pashpirtësisë dhe e babëzisë së Qeverisë së Edi Ramës, që pasurohet dhe lumturohet mbi vuajtjen e jetimëve!”, shkruan Blushi.

Zjarr Tv Ad