Nuk gjen qetësi vendi, konflikt në Maqellarë mes dy grupe militantësh, policia nuk lejon kontrollin e mjetit

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luan Haka, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, ditën e sotme në Maqellare ka denoncuar me video, ku thotë se po shpërndahen para në këmbim të votës.

Në një lidhje “live” në rrjetet sociale, ai shprehet se ka ndaluar një makinë, teksa pretendon se personat brenda saj japin para në këmbim të votës.

Haka shprehet se policia nuk i lejon që të kontrollojnë brenda saj.

Kjo makinë, ky personi brenda po shpërndan lek. Imagjinoni ky shtë shteti, kjo është qeveria. Tani po presim policinë, kur polici është këtu dhe nuk japin asnjë informacion që të vazhdojmë dhe të hpim makinën. Nuk do lëvizë kjo makinë nga vendi pa u kontrolluar,” dëgjohet të thotë ai në video.

Zjarr Tv Ad