“Nuk i la vetes vend as për nderin e armëve”, Hila: Non-grata britanike, gozhdë në arkivolin e historisë së Berishës

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Non grata britanike ishte një gozhdë në arkivolin e historisë së Berishës”, kështu e quan analisti Dritan Hila shpalljen non-grata, pas SHBA, edhe nga Britania e Madhe të Sali Berishës.

Hila thotë se Berisha nuk e kuptoi që epoka e tij në politikë kishte mbaruar, ndërsa sot, rikthimi i tij për të rimarë PD tregon se inteligjenca politike dhe nuhatja historike e kanë braktisur plotësisht. Sipas Hilës, Berisha “nuk i la vetes vend as për nderin e armëve”.

“Non grata britanike ishte një gozhdë në arkivolin e historisë së Berishës i cili asnjëherë nuk e kuptoi se epoka e tij kishte mbaruar së bashku me atë të bashkëkohësve të tij Miloshevic, Gligorov, Tuxhman e Rugova. Nuk i ishte falenderues as mundësisë qe i dha Meta që të tejkalonte bashkëkohësit e tij por kujtoi se mund të rishpikte veten nëpërmjet Bashës i cili edhe ky e braktisi në fund. Rikthimi i tij për të rimarë PD tregon se inteligjenca politike dhe nuhatja historike e kanë braktisur plotësisht. Nuk i la vetes vend as për nderin e armëve”, shkruan Hila në rrjetet sociale.

Zjarr Tv Ad