Nuk i lejuan të shisnin qirinj, rojet private përplasen me shitësit ambulantë në Kishën e Laçit

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rojet private të kishës së Laçit janë konflktuar me shitësit ambulantë. Përgjegjësi i rojeve private, Gjon Shkëmbi ka denoncuar dhunën fizike që sipas tij kanë ushtruar tregtarët ambulantë.

Ky i fundit tha për mediet se me 30 prill ka ndodhur një sherr masiv mes rojeve dhe shitësve ambulantë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i tij.

Policia private iu ka kërkuar atyre që të largohen pasi nuk lejohet që të shesin në tërritorin e kishës, por shitësit nuk kanë pranuar dhe më pas është dashur ndërhyrja e Policisë.

“Shitja në tërritorin e kishës është e paligjshme. Kam kontratë, të ndërhyjë Policia për të larguar tregtarët ambulantë”, mësohet të ketë thënë shefi i Sigurisë së Kishës.

Zjarr Tv Ad