Deputetja e PS Blerina Gjylameti e cila kërkon një mandat tjetër në qarkun e Tiranës ka pranuar se premtimi i PS në 3 mandatet e saj të qeverisjes për furnizimin me ujë 24 orë nuk është realizuar.
Gjylameti tha se progresi prej vitit 2023 kur ishin vetëm 4 zona në vendin tonë me furnizim 24-orë, në 2025 janë 43 zona urbane dhe 98 zona rurale që furnizohen sot me ujë 24 orë.
Më tej Gjylameti foli për fushatën elektorale dhe sipas saj vështirësia qëndron në faktin se gratë kanë më shumë sfida.
Sipas saj, disavantazhi është të jesh në listë të hapur dhe të punosh në të gjithë qarkun për votën individuale.
“Nuk është e thjeshtë të bësh fushatë. Jo vetëm si pjesë e listës së hapur, por edhe të qenit grua. Nuk ka beteja elektorale që janë të thjeshta dhe nuk është me radhë. Duhet të japësh llogari çfarë ke bërë dhe të fitosh besimin e tyre për çfarë do të bësh.
Disavantazhi është të jesh në listë të hapur dhe të punosh në të gjithë qarkun për votën individuale. Avantazhi është se kam patur disa detyra në PS. Puna më kë barë të njoh shumë njerëz dhe përveç faktit se jam mirënjohëse për mbështetjen që më kanë dhënë, besoj se kam lënë një emër të mirë që mund ta kthej në mbështetje për veten time”, tha Gjylameti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.