“Nuk ishte kamera e fshehtë” – Gazetari tregon çfarë fshihet pas videos së Ahmetajt që u publikua nga “Rai 3”

0
995
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Milaim Zeka ishte i ftuar dje në “Top Talk” në Top Channel, ku ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të publikuar nga “Rai 3”.

Zeka u shpreh se video e ish-ministrit të arratisur Arben Ahmeetaj nuk ishte një kamera e fshehtë e gazetarit italianë, por ishte një përpjekje e Ahmetajt për tu shfaqur si viktimë, në mënyrë që të fitojë azil në Zvicër.

“E para, ju garantoj me çfarë të doni që ajo nuk ishte kamera e fshehtë, sepse në rregullat e televizionit italian dhe të gjithë mediave botërore, gazetari mund të filmojë me kamera të fshehtë, por në fund është i detyruar ta deklarojë.

Pas deklarimit, nëse ti je i gatshëm të japësh intervistë para kamerës, ai nuk ka të drejtë ta përdorë filmimin e kameras së fshehtë. Kjo është loja e Arben Ahmetajt dhe gazetarit. Ahmetaj po bën të pamundurën që të fitojë azil politik në Lugano të Zvicrës.

Ai është një i arratisur nga vendi i tij, i cili nuk ka ikur nga diktatura, nuk ka ikur nga politika apo përndjekjet politike, por ka ikur sepse është i përfshirë deri në fyt në një milionë vjedhje dhe mashtrime, tendera, një milionë faqe të zeza.

Ai do të shpëlajë veten e tij si individ dhe po njollos Shqipërinë. Po mundohet të paraqesë veten si viktimë që të fitojë azil politik. Nëse mendoni se ‘Rai 3’ ka bërë një punë serioze, mos harroni ‘New York Times’ se çfarë lajmesh bëri për aferat me armë që ishte i përfshirë djali i Sali Berishës”– tha Zeka.

Zjarr Tv Ad