“Nuk jam Superman”- Florian Marku pas triumfit në “Air Albania”: Ju premtoj se do jap shpirtin! Falenderim për kundërshtarin

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Boksieri shqiptar, Florian Marku i cili triumfoi përballa meksikanit Miguale Parra Ramirez ka falënderuar të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur në Air Albania. Ai tha se nuk është superman, por premtoi se do të japë shpirtin për çdo ndeshje që bën. Ndërsa një falënderim kishte edhe për kundërshtarin, i cili erdhi nga Meksika në Shqipëri.

“I them faleminderit të gjithëve që erdhët sot. Kushdo që stërvitet jep shpirtin. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, kushto që futet në ring jep shpirtin për të fituar dhe e patë edhe vetë rivalin meksikan që zhvilloi një ndeshje të madhe. Meksikanët janë të fortë. Një duartrokitje për meksikanin që erdhi këtu.

Kam kaluar një jetë jo të lehtë si të gjithë shqiptarët. Ju falenderoj ju që keni ardhur ketu. Nuk jam as Superman as njeri që nuk goditet, edhe unë kam shpirt, por vetëm diçka ju premtoj. Do jap shpirtin derisa të bie dhe të mos çohem më. Ju premtoj se do jap shpirt. Kam shënuar golin më të bukur në “Air Albania”, u shpreh Marku.

Pas 10 raundeve shumë të luftuara, në spektaklin e kësaj nate boksi ndërkombëtar në “Air Albania”, boksieri shqiptar Florian Marku konfirmoi formën e tij duke siguruar fitoren e radhës ndaj meksikanit i cili në disa momente edhe e vuri në vështirësi Markun.

Por në fund, gjyqtarët i dhanë të drejtë grushteve të Markut, i cili kishte lëshuar shumë të tillë në shënjestër, duke i dhënë fitoren me vendim unanim.

Zjarr Tv Ad