“Nuk japin informacion në rrugë digjitale”, Celibashi për partitë politike: Na i dërgojnë raportet në letër! Harxhojmë shumë kohë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja për raportet e financimit të partive politike.

Në këtë mbledhje, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se partitë politike dërgonin vetëm raportime në formë shkresash sa i përket financimit drejt tyre duke vështirësuar punën e KQZ-së për të analizuar këto raporte.

Më tej shtoi se synohet ngritja e një platforme e cila të mundësojë që këto raportime të aksesohen online nga palët e interesuara.

Raportimi kryhet vetëm në letër, vetëm ndonjëherë në mënyrë sporadike KQZ merr informacion në rrugë digjitale. Harxhojmë shumë kohë dhe energji për analizimin e këtyre raporteve dhe në fund shumë pak kuptojmë mbi problematikën reale të financimit të partive. Sistemi duhet të ofrojë mundësinë që palët e interesuara të marrin lehtësisht çdo të dhënë që përfitohet nga financimet e partive politike. Sipas mendimit tim, do të ishte e dobishme nëse këto raporte do të mund të aksesoheshin edhe online në platformën që do ndërtohet”, u shpreh Celibashi ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad