“Nuk je mirë mendërisht”, plas keq mes Luizit dhe Bledit: Kur të dalim jashtë, do të flasim bashkë… (VIDEO)

0
15299
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Bledi Mane është futur menjëherë në lojë. Ai është kapur direkt me Luizin duke e quajtur “të paqëndrueshëm mendërisht”.

Sipas tij, Luizi ka dy qëndrime në shtëpi. Një herë është i qetë dhe i qëndrueshëm, dhe një herë ai del nga vetja, ulëret, ofendon e kërcënon.

Luizi u shpreh se ai sulmon vetëm në kuadër të lojës, pasi nuk ka hyrë brenda në shtëpi të krijoi miqësi. Kur të dalim jashtë, mund të flasim e të rrijmë sa të duash bashkë, i tha Luizi Bledit.

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë tre banorë të rinj, mes tyre edhe gazetari Bledi Mane.

Në klipin e tij prezantues, Mane tha se nuk do të ketë kompromise në lidhje me injorancën dhe nivelin e ulët të arsimit, pasi këto dy fusha e shqetësojnë.

Pas përfundimit të spektaklit të djeshëm të “Big Brother VIP2”, banorët kanë nisur që të komentojnë hyrjet e reja. Madje në një moment duket se Armaldo Kllogjeri ka paralajmëruar Luiz Ejllin që të ketë kujdes nga gazetari i njohur.

Armaldo: Me bagazhin që ai ka, se ai ka qetësi, ai do të arrijë qëllimin dhe do luftojë vetëm me ty. Ai për ty ka ardhur këtu, vetëm për ty. Nuk ka ardhur për njeri tjetër.

Ti do gjesh momentin e duhur, mënyrën e duhur se si do përplasesh me atë. Ai nuk ka as turp, as sedër. Ai do jetë shumë problematik. Ai u çua dhe erdhi më puthi mua, e kupton.

Zjarr Tv Ad