“Nuk ka asnjë incenerator sot, edhe i Elbasanit është jashtë funksionit”/ Berisha: Edhe diktatori i fundit ishte më i përmbajtur se Rama me abuzimet

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se sot në vend nuk ka asnjë incenerator funksional. Gjatë një takimi me sindikatat në vend, Berisha u shpreh se qeveria hedh firma për sipërmarrje fantazmë duke vjedhur 420 milionë euro.

Për këto, Berisha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama. Sipas kryedemokratit, edhe diktatori i fundit në Shqipëri ishte 3 herë më i përmbajtur se Rama me abuzimet.

Berisha: Çfarë mashtrimesh të mëdha bëhen, firma për sipërmarrje fantazmë që shkojnë në 420 milionë euro, vendosen palë palë. Ndërmarrjet nuk ekzistojnë askund. Asnjë incinerator nuk ka, edhe i Elbasanit është jashtë funksionit. Sot, janë me qindra punonjës të cilët janë nxjerrë jashtë sistemeve me kritere politike, jashtë çdo lloj procedure. Askund nuk mund të gjejnë të drejtën e tyre. Sot një pedagog në Universitetin e Sporteve shkarkoheet me votën kundër, senati voton kundër shkarkimit të tij, komisioni etik vendos kundër shkarkimit. Rektori i universitetit, me urdhër të Ramës e nxjerr jashtë sistemit. Nuk ka një ligj të flakësh punonjësit si lecka. Pasi kanë shkrirë jetën e tyre në të mirë të profesionit.

Nuk ndodh në Gjermani. Nuk kemi krahasim me Gjermaninë. Por marrim si krahasim KOsovën. A kemi të drejtë të krahasohemi me ta. Kosova, nga kjo para e dhimbjes së qytetarëve, jua kthen të paktën. 100 euro për pensionistët, 100 euro për punonjësit e ndërmarrjeve publike, dyfishim i ndihmës ekonomike. NDërsa ky tallet, vetëm tallet. Dha 50 mln dhe askush nuk e di s ii shpërndan. Diktatori i fundit shqiptar ka qenë 3 herë më i përmbajtur me abuzime se sa është sot Edi Rama.

Zjarr Tv Ad