“Nuk kam ku të fle sonte”, çifti i të moshuarve ngelën në “qiell të hapur” pas shkrumbimit të banesës: Për 5 minuta u dogj gjithçka!

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një banesë është shkrumbuar plotësisht nga zjarri mbrëmjen e së hënës në fshatin Obot në Bashkinë Shkodër, duke lënë në qiell të hapur një çift të moshuarish.

Tashmë Loro dhe Liza Gocaj kanë mbetur pa një çati mbi kokë dhe bëjnë apel për ndihmë. Gruaja thotë se nuk kanë ku të strehohen, pasi fëmijët nuk kanë mundësi. Mësohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

“Po shkoja me u vizitu në Shkodër, vetëm kur më morën në telefon dhe më thanë se shtëpia po të digjet. Jemi kthyer direkt në rrugë dhe gjetëm gjithçka shkrumb. Për 5 minuta nuk ke pas cfarë me pa këtu.Te korenti besoj ka plas ndonjë shkëndijë se as gaz nuk përdor, sobën e druve e kam pas mbyllur. Të më ndihmojë Zoti, nuk di çfarë të thëm! Gjithë këtë stres që kam, nuk e di ku do flemë sonte”, u shpreh e moshuara.

Zjarr Tv Ad