Tre persona janë proceduar penalisht në Lushnje, Mallakastër dhe Pogradec për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.
Ndërsa penalisht janë proceduar pronarët e dy subjekteve.
Shtetasi me iniciale L. H., 23 vjeç, banues në Lushnje u procedua penalisht pasi në ambientet e lokalit “Bar kafe” në pronësi të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 tableta dhe 1 kompjuter.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi me iniciale N. H., 45 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ju gjetën 1 tavolinë bixhozi, letra dhe chipsa që shërbejnë për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia nisi procedimin edhe ndaj L. T., 57 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, në lokalin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje që shërbejnë për lotari sportive, një kompjuter, një monitor dhe një printer.