Tirana pret në “Air Albania Stadium”, ekipin serb të Crvena Zvezdës. Sfidë e vlefshme për raundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve.
Përpara takimit që do të mbahet të martën e ardhshme, ka folur trajneri i ekipit serb, Dejan Stankovic, ish-lojtar i Interit.
Sa i përket ekipit shqioptar që ka përballë, tekniku tha se është duke e studiuar dhe se përgatitjet për dy ditë do të vijojnë, teksa 15 minutat e para tha ai do të përdoren për të studiuar kundërshtarin.
“Kemi edhe dy ditë për të përgatitur sfidën, jemi në momentin që po bëjmë analizën e kundërshtarit. E pamë ndeshjen e tyre në Tbilisi, goli i dytë erdhi gjysmë nga një kundërsulm. Përvoja është e rëndësishme në këtë kompeticion. Duhet të futemi me ide të qarta në 15 minutat e para dhe të studiojmë kundërshtarin. Duhet të hyjmë në lojë për të kontrolluar atë”, tha Stankovic.
Ai u pyet nëse ju ndruhet provokimeve, ndërsa tha se ‘shkojmë për të luajtur futboll’, teksa e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme sfidën me Tiranën
Provokime? “Shkojmë për të luajtur futboll aty dhe për ne është sport ku do garojmë për rezultat të mirë. Nuk pres gjë tjetër veç futbollit. Jemi mirë taktikisht dhe lamë disa lojtarë pushim për të mos u dëmtuar përpara një ndeshje të rëndësishme si kjo”, tha tekniku.