Nuredin Dumani nxjerr 100 emra të botës së krimit, SPAK përgatit valë të dytë arrestimesh në Fushë Krujë dhe në jug të vendit

0
264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një javë pas operacionit “Plumbi i Artë”, SPAK bëhet gati për një valë të dytë arrestimesh. Shkak është bërë dëshmia e detajuar e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili mësohet se ka nxjerrë në pah rreth 100 emra të rinj të botës së errët të krimit në vendin tonë.

Dhjetëra kontrolle banesash, magazina, servise dhe disa vendngjarje, janë verifikuar nga oficerët e policisë, të cilët kanë pasur si mbështetje në teren oficerë të BKH-së dhe prokurorët e SPAK.

Nuredin Dumani, dhe miku i tij, Henrik Hoxhaj, deri në këtë fazë të hetimeve konsiderohen nga SPAK si njerëzit më të rëndësishëm që kanë bashkëpunuar me prokurorinë, duke treguar pjesëmarrjen në disa vrasje dhe tentativa vrasjesh të dështuara.

Burime pranë SPAK, thanë për Ora News se Dumani në dëshminë e tij, ka nxjerrë rreth 100 emra të personave të botës së krimit në Shqipëri, që veprojnë në disa qytete. Një pjesë e këtyre emrave janë arrestuar, ka të shpallur në kërkim, ndërsa një pjesë tjetër thanë burimet, vijohet të hetohet në çdo moment.

SPAK është duke përgatitur terrenin për një valë të dytë arrestimesh, në zonën e Fushë-Krujës, Fierit dhe Vlorës, vende këto ku besohet se Nuredin Dumani dhe grupi i miqve të tij, kanë kryer vrasje me pagesë për llogari të personave të tjerë që kanë influencë të madhe kriminale në këto zona.

Sipas SPAK, Hoxhaj dhe Dumani, kanë vepruar si grup kriminal në disa ngjarje të rënda, ku dyshohet se kryenin vrasje me pagesë në disa qytete. Shumë nga vrasjet, janë dëshmuar para prokurorëve, ku rrëfimet e tyre jo vetëm janë mbajtur shënim, por edhe janë filmuar e regjistruar në cilësinë e provës materiale.

Dumani dhe Hoxhaj, mësohet se kanë treguar dhe anëtarët e grupit të Talo Çelës, që vijon të qëndrojë prej disa vitesh në arrati.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, Hoxhaj, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Nuredin Dumanin, në Kosovë dhe në Shqipëri, ku disa herë Dumani shfaqej si “Broker” në ekzekutimet që kryheshin në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Peqin.

Zjarr Tv Ad