“Nxënësit mësim me dy turne”, Vokshi nga Ministria e Arsimit: Qeveria Rama dështoi me programin e rindërtimit të shkollave

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një komunikim për mediat Albana Vokshi, ka akuzuar qeverinë Rama  se ka dështuar plotësisht me programin e rindërtimit të shkollave. Nga Ministria e Arsimit, Vokshi tha se për shkak të mësimit me dy turne, prindërit sjellin më pak të ardhura në familje.

Prindër të cilët janë të detyruar që të presin fëmijët e tyre që dalin nga mësimi shumë të lodhur në atë orë të mbrëmjes. Prindër të cilët sjellin më pak të ardhura në familje sepse i kanë lënë punët për t’u kujdesur për fëmijët. Jam kontaktuar nga prindërit e disa fëmijëve të shkollës 9 vjeçare në Tiranë. Këta prindër janë gjendur përballë një veprimi absurd që fëmijët e tyre nuk do mësojnë më në shkollën Mihal Grameno por në Sauk. Pse është marrë ky vendim? Vetëm ministria dhe drejtoria e shkollës e di.

Prindërit kanë protestuar ditën e premte dhe unë i inkurajoj që të vijojnë ta bëjnë dicka të tillë. Është një torturë sistematike që kjo qeveria ka rezervuar për prindërit dhe nxënësit për shkak të korrupsionit dhe të paaftësisë. Programi i rindërtimit të shkollave, është një dështim spektakolar. Ka tre vite nga tërmeti dhe ende këtë vit dhjetëra shkolla nuk mundën të hapnin dyert e tyre. Jo vetëm që nuk janë hapur këto shkolla sepse nuk ka përfunduar rikonstruksioni por disa prej tyre do të shemben për shkak të vendimeve të marra nga qeveria, vendime që askush nuk e di përse merrentha Vokshi.

Zjarr Tv Ad