“O Belind të lutem, të përgjërohem, mos ta bëjmë ashtu siç nuk flitet fare”, Bejko ‘përplaset’ me Këlliçin: Ky është thjesht një puç

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko është përplasur me deputetin demokrat Belind Këlliçi duke i thënë se po bënte gabim duke mbajtur anën e ish kryeministrit Sali Berisha pasi sipas tij, ky i fundit po e bënte këtë betejë vetëm për një interes personal në mënyrë që të merrte drejtimin e PD.

Ndërsa sa i përket akuzave të bëra nga lideri historik mbi përfshirjen e Bashës në pazare me kryeministrin Edi Rama, Bejko tha se këto të thëna duhet të provohen jo vetëm të thuhen pa prova.

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko: O Belind të lutem të përgjerohem mos ta bëjmë emisionin ashtu sic nuk flitet fare.

Krizën nuk e filloi Lulzim Basha por Berisha. Shkaku mund të ishte veprimi i Bashës. Ky është thjesht një puç institucional i organizuar nga Sali Berisha për të marrë drejtimin e partisë. Zgjedhjet për kryetar mbaruan. Sali Berisha kishte të drejtën të kandidonte për kryetar partie. Berisha ka thënë që Lulzim Basha merr 20% nga Edi Rama. Le t’i vërtetojë këto.

Zjarr Tv Ad