“O Braçe ku je!?”/ Rama takim me njësinë 5 në Tiranë, batuta me deputetin: Shiko ndonjëherë instagramin tim, nuk bëhet qameti

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim shtabin elektoral në Tiranë.

Pjesë e takimit ishin deputeti Erion Braçe dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Aty, deputeti Erion Braçe i ka treguar se ka zhvilluar takime edhe në ditë me shi, me qytetarë që kanë marrë pjesë me çadra.

Për këtë Rama hodhi dyshime, ndërsa Braçe i kërkoi që t’ia shikonte ndonjëherë Instagramin, që të kuptonte punën që po bëhet në këtë njësi.

Kreu i qeverisë merr një telefon dhe sheh postimet, për të provuar nëse ajo që tha deputeti socialist ishte e vërtetë.

Pjesë nga biseda:

Braçe: Do bëjmë 3 4 takime në ditë, deri në 6-7 të darkës. Bëmë një test javën që shkoi, i bëmë të hënën takimet te Pallati me Shigjeta te Ifran Tomini. Te Pallati me Shigjeta edhe pse koha me shi, njerëzit ishin aty me çadra.

Rama: Jashtë?

Braçe: Jashtë.

Rama: Bëtë takim jashtë, me çadra?

Braçe: Ti shikoji njëherë edhe Instagramin tim mo burrë, se ne e shikojmë Instagramin tënd çdo ditë. Mund ta shohësh edhe timin njëherë se nuk bëhet qameti. Ne të shikojmë Sy m’sy që në sabah, na shiko edhe ti njëherë se nuk bëhet qameti.

Rama: Domethënë jashtë me çadra.

Braçe: Jashtë edhe me çadër rrinin njerëzit atje në shi.

Rama: Po hape njëherë ta shoh.

Braçe: Do dali ndonjë e sharë.

Rama: Le të dali, jemi mësuar me këto.

(Braçe i tregon takimet)

Rama: Këtu s’ka takim, i ka ndaluar Braçja në rrugë.

Braçe: E gjithë struktura është vënë në punë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad