Një debat i ashpër është bërë mes analistëve, Andi Bushati dhe Lorenc Vangjeli në studion e SYRI TV. Debati nisi pas transmetimit të pamjeve ku dhjetëra policë shoqëruan Fredi Belerin në varrimin e gjyshes së tij në Himarë. Pamjet ku dhjetëra policë e kishin rrethuar kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, ku forcat speciale nuk e linin të takonte askënd, u debatuan ashpër mes Bushatit dhe Vangjelit, ku nuk munguan edhe sharjet mes tyre.
Bushati: E di si po më dukesh tani, si një nga ato fytyrat e atyre policëve o ditëzi, se nuk mbrohet e pambrojtshmja. Një si ato fytyrat duhet
Vangjeli: Ej, ej … o Bushat, po shikon ndonjë pasqyrë …
Bushati: Është turp, është turp, është turp …
Vangjeli: Unë nuk po e mbroj, o zemërzi, o cinik i zi…
Bushati: Ik ore ti se nuk mbrohet e pambrojtshmja, nuk mbrohet e pambrojtshmja
Vangjeli: O cinik i zi, unë nuk po e mbroj.
Bushati: Shko e vishu kapter, vishu kapter me këtë llogjikë.
Vangjeli: Ti ke llogjikë polici, jo të policit, por të çizmes së tij. Se shikon vetëm zi dhe sterr.
Bushati: Kriminelët prandaj lindin se kanë mbrojtës si ju. Kaq po them
Vangjeli: Përballë teje edhe një kriminel duket djalë i mirë.
Bushati: Është turp. Edhe atë e justifikoni.
Vangjeli: Edhe kujdes me fjalët, të të vijë rëndë që shan.
Bushati: Shtet pis, shtet policor.
Vangjeli: Të të vijë rëndë që shan, që fyen, se shikon vetëm zi.
Bushati: S’do uroja kurrë të shihja aty.
Vangjeli: Ty të pashë atje, çizme ishe që shkeleshe, sepse i tillë silleshe. Me gojën si mulli që bluan vetëm ligësi.
Bushati: Më mirë ligësi se sa ta përdor për lëpirje llapën Lorenc, se ka fund dhe lëpirja se tall bythën gjithë Shqipëria.