Ilir Beqaj thirret në SPAK, shoqërohet nga avokati

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është thirrur sot në SPAK.

I shoqëruar nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj prej disa minutash ndodhet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

SPAK ka konfirmuar për gazetaren Klodiana Lala se Beqaj do të pyetet për koncensionin e sterilizimit. Kjo është hera e tretë që ish-ministri merret në pyetje për çështjen e sterilizimit.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike.

Ky është një hetim i ri për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili ndodhet në një masë sigurie siç është detyrimi për paraqitje dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, për aferën e koncesionit të sterilizimit, ndërsa po hetohet edhe në lidhje me koncesionin e check up.

Zjarr Tv Ad