Orët e fundit të Bedrie Lokës në spital/ Bashkëshorti pretendon se i ka kërkuar falje për vetëvrasjen dhe po ashtu…

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të tjera detaje janë mësuar nga vdekja tragjike e 41-vjeçares, Bedrie Loka në Durrës.

Mësohet se bashkëshorti i së ndjerës, Xhemal Loka, i arrestuar në lidhje me ngjarje, ka dëshmuar se në momentet e fundit të bashkëshortes së tij, ajo i ka kërkuar këtij të fundit falje për vetëvrasjen.

Kjo raportohet të ketë ndodhur në momentin që viktima ka qenë në spital. Madje para se të ndërronte jetë ajo uroi edhe vajzën e saj për ditëlindje.

“Janë disa video që janë gjetur nga telefoni i Xhemal Lokës, bashkëshorti i së ndjerës Bedrie Loka. Ai e kishte fshehur telefonin në banesën e motrës së tij, por u gjet nga policia. Videot janë filmuar nga djali 10-vjeçar dhe ishte sërish kjo video që familjarët kanë dëshmuar sërish në polici. Edhe djali i madh i familjes dëshmoi dhunën psikologjike të ushtruar nga babai ndaj nënës së tij. Në telefonin që është sekuestruar ka dhe video të tjera, por ajo e publikuara është më domethënëse.

Xhemal Loka në asnjë moment nuk ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, madje sipas tij e ndjera i ka kërkuar falje në momentin që është përmendur në spital. “Më falni që kreva këtë veprim”, i ka thënë 41-vjeçarja bashkëshortit të saj, sipas këtij të fundit. Xhemal Loka u denoncua si autori që ka vrarë bashkëshorten nga familjarët e Bedries”, raportoi gazetarja Klodiana Haxhiaj.

Kujtojmë që fillimisht u raportua, se 41-vjeçarja i dha fund jetës së saj duke pirë fostoksinë për shkak të bullizimit që persona të paidentifikuar i bënin në Tik Tok, por më vonë u zbuluan edhe problemet e saj në familje, ku dhunohej nga bashkëshorti, i cili një pjesë të kohës e kalonte në emigrim.

Familjarët e viktimës e ka denoncuar Xhemal Lokën si autorin e kësaj ngjarjeje.

Zjarr Tv Ad