‘O djalë më ka ardhur urdhër, më pushojnë nga puna mua’, pedagogia i ”qan hallin” e saj studentit, kërkon ta nxjerrë nga klasa, qetësia olimpike e tij

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryefjala e kësaj të hëne është nisja e vitit të ri akademik, ku nuk kanë munguar përplasjes dhe debatet për shkak të vaksinimit të detyrueshëm.

Fax News ka siguruar audion e debatit mes një studenti dhe pedagogeje në Fakultetin e Mjekësisë, e cila i thotë studentit se është e detyruar që ta nxjerrë nga klasa, pasi në të kundërt do të përballet me pushimin e saj nga puna.

Studenti këmbëngul që ka të drejtë të marrë arsim, pavarësisht nëse e ka bërë apo jo vaksinën, informacionin për të cilën nuk pranon që ta japë.

Debati mes tyre:

Pedagogia: Ti e ke vaksinën, çfarë ke?

Studenti: Unë kam të drejtë të mos e jap informacionin nëse jam i vaksinuar

Pedagogia: Por unë të nxjerr nga mësimi me urdhërin që kam, nuk kam çfarë të bëj

Studenti: Nuk më nxjerr dot me forcë, unë kam të drejtë që të arsimohem

Pedagogia: O djalë mua më ka ardhur urdhër, më pushojnë nga puna mua

Studenti: Unë mund të jem vaksinuar, thjesht nuk të jap informacionin

Pedagogia: Unë këtë urdhër kam, nuk merrem më shumë, ka një polic aty që merret me këtë

Studenti: Kjo është pasaporta ime

/FaxNews

Zjarr Tv Ad