“Listë si ajo e 14 shkurtit nuk vjen më”, Kurti: Balotazhi për ne nuk është gjë e keqe, jemi të fokusuar në çështjet kombëtare jo lokale

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë për shtyp pas përmbylljes së rezultatit të numërimit në Prishtinë ku kandidati i Vetëvendosjes Arben Vitia është do të shkojë në balotazh me kandidatin e LDK, Përparim Rama. Sa i përket rezultatit jo të mirë të Vetëvendosjes, Kurti tha se ishte kjo ndodh si shkak se nuk ishin përqendruar shumë tek çështjet lokale krahasuar me ato kombëtare.

Ndërsa më tej, Kurti tha se balotazhi nuk ishte gjë e keqe dhe se tashmë do kishin 4 javë kohë të reflektonin lidhur me zgjedhjet lokale. Ndërsa shtoi se nuk mund të pritej i njëjti rezultat si ai i zgjedhjeve të 14 shkurtit pasi në atë periudhë lista kryhesohej nga ai vetë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, listë që sipas tij ishte e papërsëritshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Më vjen mirë që jeni e kënaqur me punën e ministrit Vitia edhe unë jam shumë i kënaqur. Ai është liruar nga detyra dhe është në garë për prishitinën ku prin qartazi. Ku unë besoj se do jetë kryetar i kryeqytetit.

Sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk mund ti krahasojmë me zgjedhjet e sotme sepse në krye kanë qenë njerëz që sot kryesojnë 3 institucione. Në atë listë ku unë, kryeparlamentari dhe presidentja Vjosa Osmani është e pashembullt. Nuk ka më kështu liste.

Lëvizja Vetëvendosja si subjekti më i madh, ka folur pakrahasimisht më shumë për cështjet nacionale sesa ato lokale. Po të kishin fituar kta kandidatët tanë që mbrëmë do ishte më mirë për qytetrët. Por për ne është më mirë, sepse kemi edhe 4 javë që të diskutojmë lidhur me cështjet lokale.

Zjarr Tv Ad