“O Luli ku je”, Kulluri reagon pas zgjedhjes së Palokës në krye të Këshillit: Vjedhja e votës, në piedestal

0
816
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe zgjedhjes së kryetarit të ri, Edi Paloka.

Në një postim në facebook, Kulluri ironizon duke thënë se e kishte paralajmëruar faktin se do të vinte dita kur të thuhej “ o Luli ku je”.

Kulluri hedh dyshime për vjedhje të votave në favor të Palokës, ndërsa thotë se është e turpshme për ata demokratë që ngrenë dorën për dikë( Palokën) që e ka pranuar vjedhjen me zë dhe figurë.

Postimi i plotë i Kullurit:

Kur thashe disa jave me pare se po vjen dita te themi “o Luli ku je”, e dija qe kjo dite do te vinte shpejt! Sot me zgjedhjet per Kryetarin e Keshillit Kombetar, vjedhja e votes po lartesohet ne piedestal!

Edi Paloka eshte me i pafajshmi ne kete histori sepse te pakten pati kurajon te prononte “masakren elektorale” te Lul. Bashes! Dhe per kete akt e kam pergezuar! Dhe qe te zgjidhet kryetar i KK pas kaq vitesh ne PD eshte e pranueshme!

Por heshtja dhe miratimi i atyre qe u vodhen dhe grabiten ne 13 qershor eshte turp!

Po aq turp eshte per ata qe u turren neper foltore duke denoncuar vjedhjen e votes nga Lul Basha dhe tani ngrene doren per dike qe e ka pranuar vjedhjen me ze dhe figure!

Ne fakt jane te njejtet ndaj Rithemelimi eshte Riciklim!

Nje grup servilesh, konformistesh dhe genjeshtaresh po drejtojne PD me pak ndryshime emrash nga disa muaj me

pare! Ajo qe nuk ndryshon eshte se PD eshte parti personale, parti qe genjen votuesit e saj e qytetaret dhe qe perdite po ha veten dhe ata pak njerez normal qe kane pasur vullnetin per te ndryshuar gjerat!

Cfare pjell macja, minj gjuajne! Ta gezoni gjirizin!

Zjarr Tv Ad