Obama reagon ndaj Rusisë: Të kundërpërgjigjemi për sulmet kibernetike

0
630
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Obama reagon ndaj Rusisë: Të kundërpërgjigjemi për sulmet kibernetike

Uashingtoni duhet dhe do të kundërpërgjigjet ndaj Rusisë për sulmet kibernetike të bëra gjatë fushatës. Kështu është shprehur Presidenti në ikje, Barak Obama, i cili tha se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin masa për çdo qeveri të huaj që përpiqet që të ndikojë në proceset e brendshme elektorale që mban vendi. Lideri i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se për këtë çështje kishte biseduar edhe me homologun e tij rus dhe se Putin i dinte mjaft mirë qëndrimet e Obamës për këtë çështje.

Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka deklaruar se Uashingtoni duhet të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve kibernetike, të organizuara sipas tij nga qeveria ruse në dëm të fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e fundit presidenciale.

Në një intervistë për radion kombëtare, drejtuesi aktual i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se për këtë çështje kishte biseduar dhe me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe se lideri i Kremlinit i dinte shumë mirë qëndrimet e Obamës për këtë çështje.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se është e paimagjinueshme sesi mund të mendohet cënimi i integritetit të zgjedhjeve të një shteti sovran.

Obama: Mendoj se nuk ka vend për asnjë diskutim. Në çdo moment kur një qeveri e huaj tenton që të ndërhyjë dhe të influencojë në integritetin e zgjedhjeve tona.Ne duhet dhe do të ndërmarrim kundërmasa. Për këtë çështje kam biseduar dhe me presidentin Vladimir Putin. Ai i di shumë mirë qëndrimet e mia lidhur me këtë çështje”.///

Megjithatë pavarësisht akuzave që kanë ardhur nga Shtëpia e Bardhë, Kremlini ka mohuar gjithçka, duke deklaruar se bëhet fjalë për akuza të pabaza.

Në deklaratat e tij Presidenti, Vladimir Purin, është shprehur se Rusia nuk ka pasur asnjë interes për të ndërhyrë në procese të brendshme elektorale që mbajnë SHBA.

Ndërkohë në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social twitter, nënvizoi se “Shtëpia e Bardhë në rast se kishte marrë informacion për kibernetik nga ana e Rusisë, duhet të kishte ndërhyrë më përpara se të humbiste kandidatja demokrate Hilari Klinton”.

Trump ka premtuar ndër të tjera se do të ridimensionojë marrëdhëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës.

2033232

Zjarr Tv Ad