OBSH i bën thirrje Europës: Bashkëpunim që edhe Ballkani të përfitojë vaksinën

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Europës dhe koncerneve farmaceutike për të përshpejtuar vaksinimin kundër virusit e t’i ndajnë dozat me Ballkanin para kufirit 70% të vaksinimit në popullsinë e tyre. Përmes drejtorit të këtij institucioni për kontinentin e vjeter, Hans Kluge organizata kërkoi edhe një herë që vendet e pasura të ndajnë me ato më të varfra e varfra dozat e vaksinës, pasi të kenë imunizuar një pjesë të popullsisë së tyre. “Ne e dimë që BE, Kanadaja, Britania e e Madhe dhe SHBA, kanë porositur katër deri në nëntë herë më shumë doza vaksine, se sa kanë nevojë.

Jam i mendimit, që nuk duhet pritur, deri sa të vaksinohen 70% e popullsisë, për të filluar të ndahen vaksinat me Ballkanin, me Azinë Qendrore apo Afrikën”, tha Kluge në një intervistë me agjencinë e lajmeve, AFP. Këtë javë u kalua shifra e vaksinimit të 100 milionë personave në botë, ndërkohë që 65% e vaksinave janë dhënë në vende me të ardhura të larta. OBSH kërkon më shumë bashkëpunim të Europës dhe koncerneve farmaceutike.

“Ne duhet të bashkohemi”, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans tha Kluge për AFP. Nëse nuk bëhet ndryshe duhet që “prodhuesit farmaceutikë konkurrentë të bashkojnë forcat për të rritur në mënyrë të jashtëzakonshme kapacitetet e prodhimit”, shkruan AFP. Për të siguruar një shpërndarje të drejtë të vaksinës, OBSH së bashku me mbështetjen e aleancës Gavi, ka krijuar programin Covax. Ky program ka vënë si synim që deri në fund të vitit të verë në dispozicion vaksinat në mënyrë të mjaftueshme, për të vaksinuar 20% të popullsisë së vendeve që marrin pjesë në këtë iniciativë. Financimi për 92 vendet më të varfra të botës është siguruar.

 

Zjarr Tv Ad