Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta gjatë mesditës, por kujdes në orët e mbremjes

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë, ata të cilët kanë planifikuar për këtë të Diel, moti do i favorizojë duke qenë i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare.

Gjithashtu priten edhe temperatura të ngrohta sidomos ato të mesditës, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Diel mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare 3-10m/s dhe nga orët e mesditës të ditës së Diel deri në orët e mesditës të ditës së Hënë fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

 

Zjarr Tv Ad