Ofendimi i gazetares së Fax News/ Reagon AEJ: Të ndërhyjë Policia e Shtetit

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoqata e Gazetarëve Europian dega Shqipëri, dënon sjelljen e pronarit të kompanisë së naftës Terra Oil, Edmond Bejtaj, i cili ka ofenduar gazetaren e “Fax News” për qytetin e Fierit, Fatmira Bajrami, gjatë ushtrimit të detyrës. AEJ solidarizohet me kolegen dhe shpreh mbështjen maksimale ndaj zonjës Bajrami, për të ushtruar detyrën e gazetares, dhe i bën thirrje përfaqësuesve të ndryshëm të bizneseve që të mos intimidojnë gazetarët gjatë ushtrimit të detyrës.

Bajrami u cënua në punë, në kohën që ishte duke ngritur disa shqetësime të komunitetit të banorëve në Visokë të Mallakastrës. AEJ dega Shqipëri i bën apel Policisë së Shtetit që të ndërhyjë, që raste të tilla të mos agravojnë në probleme që mund cënojnë sigurinë fizike të kolegëve. AEJ dega Shqipëri angazhohet se nëse raste të tilla do të vijojnë, do të asistojë kolegët kudo që ndodhen për të kallëzuar penalisht rastet e indimitidimit apo të presioneve.

Zjarr Tv Ad