Prishja e ndërtimeve pa leje, Çuçi paralajmëron: Kemi një hartë të plotë, shembja e tyre është vetëm çështje ditësh

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit dhe Policia e Shtetit prej disa ditësh vijojnë me prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare.

Me anë të një  postimi në rrjetet sociale ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se krahas shembjeve po bëhet edhe pastrimi i zonave nga inertet.

Ai ndër të tjera të tjera thotë se operacioni për prishjen e ndërtesave pa leje do të vijojë edhe në hapsirat e tjera, duke thënë se kanë hartën e plotë të objekteve pa leje.

Operacioni Bregdeti Ynë – Krahas shembjes së ndërtimeve pa leje, IKMT po bën edhe pastrimin nga inertet që mbeten pas, për të mos krijuar asnjë pengesë për pushuesit apo bizneset e tjera të ligjshme në zonat bregdetare. S’ka kohë për pushim e as do të tërhiqemi nga vendosmëria për të çliruar bregdetin nga gjithfarë ndërtimesh e strukturash të ngritura pa leje. Mjetet e IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë në ditët në vazhdim operacionin edhe në zona të tjera bregdetare. Kemi një hartë të plotë ku janë evidentuar qartë të gjitha objektet. Shembja e tyre edhe çlirimi i hapësirave të zaptuara është vetëm çështje ditësh,” shkruan Çuçi në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad