OFL u dërgon formularin vetëdeklarimin të pasurisë 4 personave

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është rikthyer si më parë pas një”pushimi” nga pandemia Operacioni Forca e Ligjit.

Ditën e sotme OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Arben Ruço banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Selanikut, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Frederik Arifi banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”;

Meardi Berberi banues në Pogradec, i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim;

Shkëlqim Shara banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad