OFL u ka kërkuar vetëdeklarimin e pasurisë 4 të d ënuarve në Gjirokastër/ Mes tyre dhe një grua (Emrat)

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit, u çon formularët e vetëdeklarimit katër të d ënuarve për kultivim të lëndëve n arkotike dhe prodhim, nga Gjirokastra e Përmeti dhe u lë 48 orë kohë për përgjigjen.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special, për masat pasurore ndaj individëve të d ënuar apo akuzuar për k rim të organizuar apo k rime të rënda, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Dermush Buzheri, banues në Gjirokastër, i d ënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Tatiana Gjini, banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Zhuljen Bezati, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gazmir Muhaj, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i plotë:

Po vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special, për masat pasurore ndaj individëve të d ënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo k rime të r ënda, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

D. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve n arkotike”;

T. Gj., banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve n arkotike”;

Zh. B., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve”;

G. M., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Operacioni Forca e Ligjit, do të informojë publikun në vijimësi, për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ek zekutive që do të kryejë.

Zjarr Tv Ad