Ogerta Manastirliu/ Ja çfarë është vendosur për Universitetet…

0
549
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se; mësimi në Universitete do të vijojë online, ndërkohë që masat do të jenë të njëjta në dy javët e ardhshme, ku nuk do të ketë shtrëngim të tyre, pavarësisht rritjeve të rasteve.

Gjithashtu, Manastirliu tha se; ky vendim, është marrë për shkak të të dhënave se ka një rritje të numrit të infektimeve në grupmoshat e reja, që i përkasin atyre që janë në Universitet.

”Për universitetet, mësimi online do të vijojë të qëndrojë i tillë deri në një urdhër të dytë”, ka thënë Ministrja.

“Ashtu sikurse doktoreshë Bino ju shpjegoi, mund t’ju përsëris se ky vendim përsa i përket universiteteve vjen bazuar në disa të dhëna epidemiologjike ku kemi një rritje të rasteve pozitive në grupmoshën e re. Kjo na çon në një vendimarrje për të bllokuar përhapjen e infektimeve në këtë grupmoshë. Nëse do kemi grumbullim të rinjsh në sallat e universiteteve, do kemi rritje.

Me të dhënat që kemi është vlerësuar nga Komiteti i Ekspertëve që mësimi të vijojë online. Kjo mund ta shihni dhe në vendet e tjera. Dhe universitetet kanë pasur kohë për përgatitjen e platformave online. Vendimi është deri në një urdhër të dytë, do ketë vlerësim në baza epidemiologjike. Ajo çfarë është fokusi ynë, është shëndeti i qytetarëve. Mbi këtë nisemi kur marrim vendim”, ka deklaruar Manastirliu.

Zjarr Tv Ad