“Ojektivi ka qenë aq i qartë sa nuk janë menduar…”/ Ish-kryeprokurorja për atentatin: Kanë pasur informacione për lëvizjen e objektivit

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka komentuar atentatin që ndodhi në Fushë-Krujë mbrëmjen e djeshme.

Imeraj u shpreh se autorët e vrasjes ishin nisur për Gentjan Bejtjen dhe jo për 29-vjeçarin që mbeti viktimë e atentatit mbrëmjen e kaluar.

Sipas saj goditja e dy fëmijëve në këtë rast tregon se objektivi ka qenë shumë i qartë për atentatorët, aq sa këta të fundit nuk janë menduar për rrethanat dhe personat që shoqëronin objektivin.

Ajo shtoi se autorët kanë pasur informacione për lëvizjen e shënjestrës së tyre, si edhe për zonën, në të cilën sipas saj është e vështirë për t’u orientuar nëse nuk e njeh.

“Autorët ishin nisur për Gentjan Bejtjen. Plumbat ishin drejtuar ndaj tij. Krimi nuk është matur as për të kursyer fëmijët në këtë rast. Goditja e të miturve lidhet me faktin që objektivi ka qenë aq i qartë sa nuk janë menduar ata që e shoqëronin.

Fakti që Bejtja ka pësuar edhe 2 atentate të tjera dëshmon se ky personazh është vendosur në shënjestër. Lëvizja e autorëve është bërë me mjet të vjedhur dhe duke parë gëzhojat në vendngjarje, kjo është një zonë ku nuk mund të kalohet kollaj pa e njohur vendin përreth. Kanë pasur informacion të mëparshëm për lëvizjet e tij”.

Zjarr Tv Ad