OKB: Shtatë milionë fëmijë, të privuar nga liria

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth shtatë milionë fëmijë në vit nuk janë të lirë, pasi ata mbahen në burgje, paraburgim, qendra për ndalimin e migracionit, shtëpi për persona me aftësi të kufizuara ose institucione të mirëqenies, thuhet në një studim të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Sipas autorëve, ky vlerësim bie në kundërshtim me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, që është një pakt i nënshkruar nga afro 200 vende të botës dhe që e lejon ndalimin nën moshën 18-vjeçare vetëm si masë afatshkurtër.

“Edhe pse është arritur përparim viteve të fundit për zgjidhjen e problemit, duhet të bëhet shumë më tepër për t’i nxjerrë fëmijët nga institucionet dhe për t’i dhënë fund ndalimit të migrantëve nën moshë”, tha Manfred Nowak, studiues austriak i të drejtave të njeriut, njëherësh udhëheqës i studimit.

“Është përgjegjësi e jona t’ua kthejmë fëmijërinë fëmijëve në paraburgim”, tha ai.

Raporti paralajmëron se çrregullimet psikiatrike midis fëmijëve mund të rriten dhjetëfish gjatë paraburgimit dhe se fëmijët e liruar nga qendrat e tilla vdesin shumë më të rinj se ata që nuk janë ndaluar kurrë.

Ekipi i Nowakut zbuloi se së paku 410,000 fëmijë mbahen çdo vit në burgje dhe paraburgim, ndërsa 1 milion mbahen në arrest policor.

Për më tepër, 80 vende i kanë të ndaluar 330,000 fëmijë migrantë, thuhet në raport.

“Rreth 5.4 milionë fëmijë të tjerë jetojnë në institucione të mirëqenies, të cilat për nga natyra e tyre, nuk janë në gjendje të operojnë pa i privuar fëmijët nga liria”, thekson po ashtu raporti.

Ekspertët e të drejtave të njeriut i analizuan veçanërisht zonat e konfliktit, si Siria dhe Iraku, ku dhjetëra-mijëra fëmijë të ekstremistëve të supozuar të grupit Shteti Islamik thuhet se mbahen në kampe.

Zjarr Tv Ad