Olsi Rama në SPAK: Ja cila ishte arsyeja pse u paraqita

0
264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Olsi Rama është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku është marrë në pyetje për dosjen Xibraka, kallëzim i bërë nga kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, i cili pretendon se vëllai i kryeministrit ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

“Erdha për të marrë një përgjigje për atë kallëzimin për zotin Bardhi, asgjë tjetër”, -tha ai.

Kujtojmë se Gazment Bardhi ka deklaruar dhe ka kërkuar hetim nga SPAK, lidhur me një përfshirje të mundshëm të vëllait të kryeministrit në udhëtimin që disa persona të akuzuar për çështjen “Xibraka”. Pas kallëzimit, të tij, ka qenë Olsi Rama i cili ka bërë një kallëzim kundër Gazment Bardhit.

Pas daljes nga SPAK, Rama u shpreh se nuk ka asnjë lidhje dhe se mjetin e kishte marrë për të shkuar në Selanik.

“Nuk kam asnjë çerek lidhje. Ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti, ia kam marrë automjetin një personi në atë kohë për të bërë një udhëtim dyditor në Selanik. S’kam lidhje fare me personat që përmendni, vetëm një person njoh”, tha ai.

“Kurdo që të jetë nevoja”, tha Rama kur u pyet për nëse do të paraqitet nëse do të thirret në sërish Prokurorinë e Posaçme, ndërsa shtoi se “Unë e kam bërë kallëzimin sepse e kam cilësuar një manipulim të të gjitha fakteve dhe një gënjeshtër shumë të madhe”.

Zjarr Tv Ad