Olta Xhaçka: Dënojmë me forcë veprimet e Rusisë, në koordinim me partnerët do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e posaçëm në nivel ministror të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, që u mbajt në Vjenë. Sipas saj, përgjigja e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe e komunitetit ndërkombëtar në tërësi, duhet të jetë e prerë, e koordinuar dhe me pasoja të menjëhershme. “Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë Krimenë dhe ujërat e saj territoriale. Në këtë moment kritik, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë, ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën, popullin dhe qeverinë e saj”, tha ajo.

Olta Xhaçka, tha në Kuvend se pushtimi i Ukrainës është shkelje e marrëveshjeve të firmosura nga vetë Rusia. Xhaçka theksoi se i janë bashkuar sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Rusisë. Xhaçka deklaroi se tre shqiptarë kanë kërkuar ndihmë në Ukrainë, ndërsa i është sugjeruar të largohen në rrugë tokësore drejt Polonisë, ku do të priten nga ambasada shqiptare atje. “Pushtimi i Ukrainës është shkelje flagrante e marrëveshjeve të firmosura nga vetë Rusia. Shqipëria dënon aktin e agresionit rus dhe e konsideron atë jo vetëm një akt kundër Ukrainës, por dhe kundër themeleve të rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Si bashkë-penë-mbajtëse me SHBA për Ukrainën dhe në bashkërendim me vendet e tjera të njëmendta: Shqipëria po jep kontribut të mirëfilltë në hartimin projekteve të dokumenteve që do të shtrohen për diskutim në Këshillin e Sigurimit. Në kuadër të OSBE, në mbledhjen urgjente të thirrur pas njohjes së pavarësisë së të ashtuquajturave republika të Doneskut dhe Luhanskut, Shqipëria ka mbajtur qëndrim të fortë në mbështetje të pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, të parimeve të bashkëpunimit dhe të arkitekturës së sigurisë të ngritur nga kjo organizatë”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad