OMN kërkon apelimin e vendimit për kryeprokurorin e Kavajës

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ankimimin në KPA të vendimit të konfirmimit në detyrë të kryeprokurorit të Kavajës, Artan Madani.

Në raport OMN shprehet se gjatë hetimit nga Vëzhguesi ndërkombëtar u zbuluan pasaktësi. Sipas OMN prokurori dështoi në gjetjen e burimeve të financimit duke bërë deklarime të pasakta të pasurisë si: një apartament me sipërfaqe 14.646 m2 dhe një garazh me sipërfaqe 10.5 m2 në Durrës.

Vlera, sipas komisionit, në vitin 2001 e apartamentit ishte 5.5 milionë lekë ndërsa në deklarimin e vettingut thuhet se banesa është marrë me një çmim prej 1.700.000 lekë dhe se prokurori pagoi diferencën për të përfunduar vetë ndërtimin dhe filloi të jetonte atje 2 vite më vonë.

Sipas tij burimet e të ardhurave vijnë nga kursimet gjatë viteve dhe shitja e shtëpisë së prindërve të tij në vitin 2000. Ky aset u rivlerësua në vitin 2011 për vlerën 10.933.335 lekë sipas OMN.

Prokurori Madani u konfirmua në detyrë nga KPK më 1 korrik.

Komisionerët Publikë, pasi të njoftohen me shkrim për vendimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sipas ligjit, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

 

Zjarr Tv Ad