“Open Balkan”, plani i Soros përfundoi në kosh!

0
341
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që kur u ngjiz ‘minishengeni ballkanik’ sot i quajtur “Open Balkan”, u dekonspirua si një plan i multimiliarderit Gorge Soros, i cili tentoi edhe një herë të hedhë kthetrat e tij në këtë pjesë të ndezur të Evropës.Dhe dyshja e përzgjehdur –[rje tij për të reklamuar këtë projekt ishte Rama-Vuçiç dhe sigurisht me ndihmën pas tyre të benjaminit të Soros në Maqedoninë e Veritur, Zoran Zaev.

Por planet nuk shkuan sic ishin menduar. Mininishengenin e refuzuan të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, duke nisur nga Kosova e më pas Mali i Zi dhe Bosnja. Dhe në kushte kur nisma nuk po gjente mbështetjen e duhur u mendua plani i ndryshimi të emrit dhe objektivave duke folur për “Ballkanin e Hapur”. E megjithatë rezultati ishte po i njejtë. Treshes Rama-Vuçiç-Zaev nuk ju bashkua asnjë lider tjetër i Balkanit.

E ndërsa ishte parashikur mbajtja e Samitit të radhës në Beograd, një tjetër humbje e paparashikuar solli dobësimin e mëtejshëm të “Open Balkan”. Kryeministri Zoran Zaev tha publikisht se do të dorëhiqej nga detyra pas humbjes së zgjdhjeve vendore në M.V. Në këto kushte kur opozita fituese nuk ka aspak një opinion të mirë për nismën “Open Balkan” shanset janë që kjo iniciativë ë mbesë vetëm me dy shtete, Shqipërinë dhe Serbinë.

Nga “Foltorja” e Kamzës, Berisha tha sot se Ballkani i Hapur’ vdiq në Maqedoninë e Veriut pas votimit për zgjedhjet vendore. “Një përshëndetje të përzemërt dua t’u përcjell zgjedhësve të Maqedonisë së Veriut që ia prenë biletën një aventurieri i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë. Zhvillim i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros “Ballkani i Hapur”, aty edhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh Berisha, duke shtuar se me “Ballkanin e Hapur”, Rama tentoi ta shndërrojë Shqipërinë në vasale të Serbisë.

E megjithatë duyshja Rama-Vuçiç nuk ndalen, porositë i kanë të tilla. Edi Rama ka konfirmuar se do të jetë nesër i pranishëm në kryeqytetin e Serbisë, në datat 3 dhe 4 nëntor. Zyra e kryeministrit ka deklaruar, se nuk ka asnjë ndryshim plani për takimin e nesërm, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Një ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vuri në dyshim zhvillimin e takimeve në Beograd, ku tha: “A duhet të mbajmë apo shtyjmë një takim në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?”.

Qartazi humbja e Maqedonisë së Veriut e bën edhe më të vështirë suksesin e “Open Balkan”, i cili tanimë përbën një nismë të vetëm dy shteteve, që kanë në krye dy liderë që janë në duart e Sorosit. Vazhdimi duket i errët, askush nuk e gëlltiti përallën e Sorosit për një Balkan pa kufi!

Zjarr Tv Ad