Xhixho : Ndryshimet Kushtetuese jo thelbësore për vendin. Nuk mund të vazhdohet më me arnime

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh rezerva mbi propozimet për ndryshimet kushtetuese të cilat po diskutohen në Këshillin e Legjislacionit të propozuara nga PS e PD në një kohë që vendi po përballet me problematika të tjera.

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, në një intervistë në studion e lajmeve të Ora Neës nënvizon se duhet pasur shumë kujdes kur artikulohen ndryshimet kushtetuese.

Amendamentet janë finalja. Duhet pasur shumë kujdes kur ne artikulojmë ndyryshmet në kushtetutë. Në fillim duhet të diskutohen në publik, ekspertë dhe konstitucioalistë. Nuk mund të vazhdojmë më me arnime të Kushtetutës, por të ridimensionojmë totalisht për të rivendosur kontrollin e balancin në të. Nuk mund të vihemi përpara faktit të kryer për këtë ligj tepër të rëndësishëm të një shteti”

Xhixho më tej shpreh shqetësimin për ndryshimet e shpeshta që po I bëhen Kushtetutës.

“E kemi bërë kushtetutën si ligj të zakonshëm. Këto ndryshime vijnë pa pasur një debat publik. Për këta ndryshime duhet të flasin më shumë ekspertët e konstitucionalistët sesa politika”

Po për vetingun e politikanëve?

Xhixho thotë se dhe për këtë cështje është e nevojshme të bëhet një analizë.

“Duhet sqaruar se kush mekanizëm do e bëjë, si do të bëhet. Duhet një analizë e thellë” tha Xhixho në intervistën në Ora News.

Zjarr Tv Ad