Operacioni ‘Shpirti’ / Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për arsye shëndetësore, GJKKO rrëzon kërkesën e Maksim Sotës

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

GJKKO ka rrëzuar kërkesën për lirim të ish-prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, i arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘Shpirti’.

Maksim Sota është lënë nën masën e sigurisë në “arrest shtëpie”, masë të cilën Sota e ankimoi për arsye, sipas tij, shëndetësore.

Por, Gjykata nuk e mori parasysh këtë kërkesë të tij, duke e lënë në masën ‘arrest shtëpie’. Ky vendim sipas GJKKO erdhi për shkak se e gjykon të arsyeshme se lirimi i tij mund të përbëjë rrezik për të ndikuar në provat e dëshmitarëve.

Sota akuzohet për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’.

SPAK ndërkohë është duke kryer hetime të mëtejshme për anëtarët e tjerë të grupit.

 

Zjarr Tv Ad