Opozita e bashkuar, protestë dy orë para Kryeministrisë, çfarë ndodhi poshtë zyrës së Ramës! Hodhën molotov e tymuese, dhjetëra të shoqëruar në polici

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita protestoi dje me moton “O sot, o kurrë” para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër qeverisë “Rama”.

Mbi 1100 forca policore u angazhuan për mbarëvajtjen e protestës, e cila ishte e para në shesh pa prezencën e Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Kryedemokrati Berisha e mbajti fjalimin nga shtëpia dhe u transmetua përmes videos në ekranin e madh të instaluar në bulevard.

Protesta që zgjati 2 orë, u mbajt më 20 shkurt në shenjë simbolike, pasi në këtë datë në vitin 1991 u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Mesazhi i kësaj proteste, siç u shpreh edhe vetë Berisha është se, “sot ka nisur misioni i mosbindjes civile për të rrëzuar qeverinë”. Protesta ishte përgjithësisht e qetë, me disa incidente të vogla, pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, ku disa qytetarë hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të Kryeministrisë. Uniformat blu shoqëruan disa protestues, pas molotivit të hedhur drejt kordonit policor përpara godinës së Kryeministrisë.

Protesta e opozitës u shoqërua me hedhjen e lëndëve piroteknike drejt uniformave blu, duke bërë që siguria përgjatë kordonit policor të vendosur para Kryeministrisë të shtohej. Në këtë protestë mbajtën fjalime disa nga deputetët dhe ish-deputetët e PD, e po ashtu i ’pranishëm’ ishte edhe Sali Berisha, përmes një video-konference. Gjatë protestës ka rënë në sy se në shesh, por larg podiumit edhe Argita Malltezi, e cila nuk ka mbajtur fjalime, por i është bashkuar turmës në demokratëve.

Edhe djali i ish-kryeministrit është parë në protestë. Shkëlzen Berisha, njësoj si e motra ishte po ashtu larg podiumit. Ajo që ka rënë në sy është se dhe Jorida Tabaku, e cila nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit ka qenë e pranishme në këtë tubim të 20 shkurtit.

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nga protesta e opozitës dha mesazhin se nuk do të dorëzohen edhe pse lufta është e pabarabartë. Bardhi tha se do të përballen me qeverinë dhe se nuk kanë frikë, ndërsa theksoi se lufta është e pabarabartë. Mesazhe u përcollën edhe nga Flamur Noka, i cili në fjalën e tij u shpreh se Ramën nuk e njohin më për kryeministër.

Zjarr Tv Ad