“Opozita e marrë peng nga dy grabitës bankash”, Spiropali-Berishës: 80-vjeçarja të kërkoi leje për të vrarë Ramën, sepse ti i jep ato lloj lejesh

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar ashpër me ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa ka marrë fjalën në foltoren e Parlamentit gjatë seancës së sotme.

Spiropali e ka krahasuar Ilir Metën dhe Sali Berishën me dy grabitës bankash, që kanë marrë peng opozitën për të kërkuar lirinë e tyre.

Ministrja socialiste i kujtoi Berishës edhe një episod nga foltorja e tij disa ditë më parë, ku një grua e moshuar iu drejtua Berishës duke i “kërkuar leje të vrasë Ramën”.

“Patjetër, sepse ky i ka dhënë lejet për vrasje”, u shpreh Spiropali.

“Një shprehje thotë që historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj. Njëherë vjen si tragjedi, njëherë si komedi. Kjo që dëgjuam ishte për të qeshur, se për të qarë i keni bërë njerëzit kur keni qeverisur. E gjithë opozita është e marrë peng nga dy njerëz, ngjashëm me ata grabitësit e bankës që marrin peng njerëzit për të siguruar arratinë. Nuk ndryshojnë çështjet, ndryshon halli i tyre, këta i përgjigjen hallit, jo çështjeve.

U ul në këtë anë të parlamentit deputeti i botës tjetër dhe pretendoi se është përfaqësues i PS. Patjetër do të ngrihej ajo zonja 80-vjeçare dhe të thoshte më jep leje për të vrarë Edi Ramën, patjetër se ky i ka dhënë lejet për vrasje. Këta nuk guxuan një herë të bëjnë transparencën e plotë mbi figurat”, deklaroi ministrja Spiropali në Kuvend.

Lexo më poshtë: Qytetarja nga Puka e cila i drejtohet ish-kryeministrit Berisha.

“Jam 82 vjeçe, me ba me më dal para Rama i bie në plumb ballit”/ Qytetarja i drejtohet Berishës: Pash zotin më autorizo!

Zjarr Tv Ad