Opozita i kërkon Qeverisë së Kosovës të japë dorëheqje

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e taksës doganore për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja, ka ndarë në pikëpamje të ndryshme krerët e institucioneve dhe të koalicionit aktual qeverisës në Kosovë. Ndërkohë që përfaqësuesit e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, konsiderojnë se Qeverisë që udhëhiqet nga kryeministri, Ramush Haradinaj, siç thonë përfaqësuesit e tyre, i ka ardhur fundi.

Deputetët nga dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se koalicioni qeverisës, i lidhur në mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe disa partive të tjera, që nga fillimi është parë se nuk ishte serioz dhe është formuar për të përmbushur apetitet politike dhe, siç thonë ata, klienteliste.

Deputeti Armend Zemaj tha se LDK-ja konsideron se Qeveria e Kosovës nuk ka punuar për zhvillimin e vendit dhe integrimin në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
“Sulmet ndaj shtetit të Kosovës nga kjo Qeveri janë bërë me tentimin për të zhvleftësuar Gjykatën Speciale dhe tash kjo po vazhdon me avazin e njëjtë, në kundërshtim të plotë me partnerët të cilët e kanë mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj për liri e pavarësi, siç është SHBA-ja dhe BE-ja. Ne kemi kërkuar që gjithmonë arsyeshmëria është plotë që ne të shkojmë në zgjedhje dhe të krijojmë një legjitimitet të ri për Republikën e Kosovës dhe interesat e qytetarëve të vendit”, tha Zemaj.

 

Sipas LDK-së, ky koalicion qeverisës është duke e dëmtuar kushtetutshmërinë e Kuvendit.
Institucionet qendrore të Kosovës ende njëzëri nuk kanë dalë me një qëndrim të qartë në lidhje me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, për pezullimin e tarifës doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kryetari i Kuvendit të Kadri Veseli deri tash kishte qëndrimin se taksa nuk duhet të hiqet, kurse pas një takimi me ambasadorin e SHBA-së në ka thënë se taksa duhet të pezullohet për të paktën 120 ditë.

Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj, për siç ka thënë mungesën e theksuar të bashkërendimit dhe bashkëveprimit institucional, për çështjet e interesit shtetëror të Kosovës.

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk janë pjekur kushtet për pezullimin apo shfuqizimin e taksës.

Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifën doganore 100 për qind për të gjitha mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të Beogradit dhe Sarajevës karshi pavarësisë së Kosovës

 

Zjarr Tv Ad