Gazetari dhe njëkohësisht drejtori i News24, Aleksandër Çipa, ka folur në lidhje me situatën politike në vend, ku është shprehur se opozita duhet të jetë e sinqertë për arsye reale.
Ndërsa për aksionin politik opozitar, në studion e emisionit ‘Open’, Çipa tha se erdhi për shkak të pozicionit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Problemi është se opozita ka problemin me formalizmin e vetvetes. Në këndvështrimin e parë duket se deputetet opozitës është në fraksion politik. Ky aksion politik ka një aksion publik, që thuhet se bëhet për pozicionin e Berishës në politikë. Dhe kjo është evidente.
Kjo opozitë duhet të jetë e sinqertë me publikun për arsye reale. Nuk është se ka një alibi tjetër. E kam fjalën për komisionet që kërkon opozita. Në thelbin e vetë, opozita duhet të ketë një sinqeritet publik, që ky aksion erdhi për shkak të pozicionit politik që ka zoti Berisha.”, u shpreh Çipa.