Opozita i ka dërguar një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i kërkon largimin e Taulant Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit.
pozita kërkon largimin e Taulant Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit: Shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron pëdhunues me pushtet.
Në letrën dërguar Ruçit, anëtarët e opozitës në Delegacion, Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi kërkuan zëvendësimin e Ballës me një tjetër socialist, pa lidhje kriminale.
Anëtarët e opozitës argumentojnë se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet në bisedimet me Brukselin në mbledhjen e 15 Tetorit me një politikan që ka pranuar publikisht se ka mik familjar një të dënuar të rrezikshëm për trafik ndërkombëtar droge, pasuria e te cilit është shumëfishuar pas miqësisë me Taulant Ballën.
Anëtarët e opozitës vënë në dukje se Taulant Balla nuk mund të përfaqësojë Kuvendin në marrëdhëniet me Parlamentin Europian, për shkak se mbi të rëndoj akuza se ka marrë pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të një oficeri policie, që ai të mbyllte çështjen e përdhunimit të djalit të një deputeti tjetër socialist.
Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, anëtarët e opozitës vënë në dukje se prania e Taulant Ballës në Delegacionin e Stabilizim Asociimit nuk është në përputhje me përputhje me kërkesat kryesorë për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm “rivendosjen e besimit publik tek institucionet e shtetit dhe luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit e korrupsionit, sidomos në postet publike”.